Për prokurorë
Prokurori me AI: dosja penale dhe aktet sipas KPP-së
Super Avokati lexon dosjen, kualifikon veprën, rendit provat dhe afatet, dhe harton aktet e prokurorit me nenet e Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale të verifikuara në tekstin zyrtar.
Çfarë bën për ty
Analiza e dosjes penale
Kualifikimi i veprës, provat që ka dhe ato që mungojnë, afatet e hetimit dhe rreziqet procedurale.
Plani i hetimit
Veprimet hetimore me bazën e tyre — kontroll, sekuestrim, ekspertim, përgjim — me kush vendos (prokurori apo gjykata) dhe brenda çfarë afati.
Masat e sigurimit
Kushtet dhe kriteret e neneve 228–230 të KPP-së, revokimi dhe zëvendësimi (neni 260), kohëzgjatja (neni 263) dhe ankimi.
Kërkesa për gjykim ose për pushim
Kërkesa për gjykim me përmbajtjen që kërkon neni 331 i KPP-së; pezullimi i hetimeve kur autori nuk dihet (neni 326).
Testi i stresit
Avokati i djallit sulmon tezën e akuzës para se ta bëjë mbrojtja: provat e dobëta, pavlefshmëritë, afatet.
Viktima dhe qytetari
Kallëzimi, të drejtat e viktimës dhe rrugët kur ankohet ndaj mosfillimit të procedimit.
Si funksionon
- Ngarko aktet e dosjes ose përshkruaj faktet.
- Zgjidh mjetin: analizë, plan hetimi, masë sigurimi, kërkesë për gjykim ose për pushim.
- Merr aktin me bazën ligjore të verifikuar dhe pikat që duhen kontrolluar.
Çmimet
Provë falas 72 orë nga hyrja e parë, për avokatët dhe noterët me teserën e Dhomës; prokurorët i kontaktojmë personalisht. Çmimet si janë publikuar në aala.global.
Asistent, jo vendimmarrës: çdo vendim mbetet i prokurorit (Akti i BE-së për inteligjencën artificiale). Prova falas për prokurorët organizohet personalisht.